Veliaj: Opozitës i dështoi takimi në stadium

“Shpenzimet për fushatën, nga paratë ruse”

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj është ndalur në një takim me banorët e Njësisë nr.2 në kryeqytet.

Veliaj ironizoi opozitën, që sipas tij nuk kanë bërë asnjë aktivitet në Tiranë që pas hapjes së fushatës në stadiumin “Arena Kombëtare”.

“E keni vënë re, nuk kanë bërë asgjë në tre ditët e fundit? Që kur iu dështoi stadiumi, nuk kanë dalë nga shtëpia. Duhet me i parë në sy dhe me u thënë dilni bëni ndonjë aktivitet se edhe 20 ditë fushatë kanë mbetur. Janë duke lëpirë plagët që lanë Saliun tek pullë aty. Dilni se na duhet të kemi debate, dilni se na duhet të takohemi me njerëzit dhe të ndajmë ndonjë ide”.

Veliaj u ndal edhe tek shpenzimet e opozitës për hapjen e fushatës, duke hedhur dyshime për financime ruse.

“Nga vijnë këto para? Nga vijnë këto financa? Kur shikon si rusët çdo muaj ndajnë një divident special për Monikën dhe Ilirin, ti e kupton fare mirë. Ata hanë bukën e Amerikës, dhe bëjnë duvanë e rusëve; si thoshin gjyshet tona, ‘hanë bukën e Perëndimit dhe bëjnë duvanë e sovjetikut’. Janë nga ata që këtej shqetësohen për integrimin e Shqipërisë, por ama nuk kanë refuzuar asnjë dërgesë bankare të rusëve. Ne mbrapa tek rusët dhe sovjektikët nuk kthehemi kurrë, ne do shkojmë përpara me Europën dhe Amerikën”.

Kandidati i socialistëve për Tiranën, tha se gjatë qeverisjes së saj ps e ka treguar se merret me punë për qytetarët dhe jo mashtrime.

“Deri dje, për ata stadiumi ishte arena e korrupsionit, arena e mashtrimit, arena e betonit, arena e kullave, arena e “Rilindjes”. Por, krejt papritur, këtë fundjavë u bë “Arena e demokracisë dhe e lirisë”. Ti mund të shash sa të duash, por punën e qeverisë së Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste nuk e mohon dot. Se vjen momenti ku do shkosh, e do ta bekosh, e do ta vlerësosh, e do bësh selfie, e do futesh me autobus, e do parkosh makinat mbi sheshin “Italia” dhe demokratët e shkretë erdhën për të parë stadiumin, se nuk iu lejohej, se ngaqë ishte stadiumi një zonë e ndaluar, të shkretët erdhën për të parë stadiumin. Sa panë stadiumin, ikën, edhe ngeli Saliu me karriget bosh”.

Sipas Veliajt, PS ka fituar 8 nga 9 betejat pasi nuk mbjell sherr por bashkëpunim.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share