Ish-futbollisti serb vuante nga leucemia
Sinisha Mihajloviç nuk arriti ta fitojë betejën me leuceminë. Ish-futbollisti dhe trajneri u shua në moshën 53-vjeçare. Sëmundja e rëndë iu shfaq në Korrik të 2019 dhe prej atij momenti jeta e tij u nda mes spitalit dhe rolit të trajnerit te Bolonja.
Si futbollist spikati Cërvena Zvezdën në Serbi dhe me Lacion e Interin në Itali, duke fituar trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Dalja e tij e fundit publike ishte në fillim të këtij muaji gjatë prezantimit të një libri.