Vdes në spital ish-Kryeministri i Japonisë, u qëllua me armë gjatë një takim elektoral

Ka ndërruar jetë në spital ish-Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në qytetin Nara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni kombëtar japonez. Ish-Kryeministri 67-vjeçar ishte në gjendje kome, teksa mjekët nuk mundën që ta shpëtonin.

Shinzo Abe u qëllua nga një distancë e afërt me një armë të modifikuar. Autori, në burrë rreth të 40-ve, u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe nuk bëri rezistencë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share