Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin e tij ikonik Gangsta’s Paradise ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Menaxheri i tij, Jarez Poset tha për mediat amerikane se artisti u gjet pa shenja jete në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.
Shkaku i saktë i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende. Megjithatë, menaxheri i tij Posey tha për TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.
Coolio nisi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip hopit kur regjistroi Gangsta’s Paradise në 1995. Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për Gangsta’s Paradise, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer. Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe ka kaluar një miliard transmetime në Spotify.
Gjatë karrierës së gjatë në muzikë, reperi regjistroi 8 albume në studio. Hitet e tjera të tij përfshijnë Fantastic Voyage, Rollin’ With My Homies, 1, 2, 3, 4 (Sumpin’ Neë) dhe Too Hot./tvklan.al