Ka vdekur të premten mbrëma Milaim Krasniqi, gazetar i sportit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kolegu tij në Radio Kosova Edmond Thaçi, njofton Klankosova.tv.
“Lajm i kobshem nga Franca. Sapo ndërroi jete kolegu, shoku dhe bilbili i mikrofonit, Milaim Krasniqi”, ka shkruar Thaçi.
“Ishe gjithmonë pozitiv dhe si te tille do te kujtojmë gjithmonë”.
Krasniqi ishte prej emrave më të mëdhenj të gazetarisë sportive në Kosovë dhe kështu kontribuues në zhvillimin e sportit në vendin tonë. Zëri i tij i veçantë do të mbahet gjatë në mend nga adhuruesit e sportit në Kosovë.