Vdekja e të riut nga Gostivari – Partitë politike shqiptare pezullojnë aktivitetet parazgjedhore në Gostivar!

VDEKJA E TË RIUT NGA GOSTIVARI

Vdekja tragjike e 43-vjecarit, Edmond Amzai nga Gostivari, ka tronditur këtë qytet dhe jo vetëm.

Partitë politike shqiptare, në shenjë nderimi për familjarët e viktimës kanë pezulluar aktivitetet parazgjedhore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të tronditur nga lajmi për aksidentin me ç’rast humbi jetën i riu Gostivaras, me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se shtabi komunal i BDI-së në Gostivar dhe Frontit Europian, pezullojnë aktivitetet parazgjedhore për sot dhe nesër”, tha Jakupi.

Njëjtë kanë vepruar edhe nga koalicioni VLEN.

“Tubimi i Koalicionit VLEN i paraparë për sonte në Gostivar në ora 20:30, do të anulohet për shkak që gjatë ditës ka humbur jetën në një aksident trafiku i riu nga Gostivari Edmond Amzai dhe në shenjë respekti anulojmë aktivitetet e parapara për sot. Ndërsa familjes Amzai, miqve dhe të gjithë gostivarasve ju shprehim ngushëllimet e sinqerta!”, thanë nga VLEN.

Ndryshe 43-vjeçari Edmond Amzai nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiuku në hyrje të qytetit të Velesit. Ai ka qenë pronar i Foto Studio “Akon” nga Gostivari dhe pas vetes la bashkëshorten dhe një fëmijë./tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share