Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, shkakton konfliktet e para

Vendimi i mbretit Charles III që “tërboi” Meghan Markle dhe Princin Harry

Derisa trupi i pajetë i  Mbretëreshës Elizabeth të përcillet për në banesën e fundit , si Mbreti Charles ashtu edhe djemtë, Ëilliam dhe Harry po përpiqen të mbajnë një profil të ulët dhe t’i tregojnë popullit se ata janë të bashkuar. Vëllezërit u afruan por hendeku është i madh dhe do të jetë shumë i vështirë për tu kapërcyer.

Duket se  beteja për titull pas vdekjes së mbretëreshës është ndezur, dhe ky fakt  ka zemëruar Princ Harry dhe Meghan Markle. Kjo pasi fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet pritet të shpallen përkatësisht princ dhe princeshë nga Mbreti Charles III, por sipas burimeve, ata nuk do të marrin statusin “Lartësisë Mbretërore”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas raportimeve, ditët e fundit ka pasur bisedime mjaft të nxehta mes Charles dhe dukës së Sussex , për mos marrjen e titujve për fëmijët e tyre. Për më tepër, Harry dhe Meghan pretendojnë se kanë një arsye të fortë për t’u zemëruar me këtë vendim nga mbreti.

Në veçanti, Harry dhe Meghan raportohet të kenë thënë se princeshat Beatrice dhe Eugenie, vajzat e Princit Andreë, kanë statusin e “Lartësisë Mbretërore”, edhe pse nuk janë në rrethin e njerëzve që punojnë për familjen mbretërore. Kjo ka ndezur një tjetër argument mes tyre.

Kjo është marrëveshja, ata mund të jenë princ dhe princeshë, por jo HRH, sepse ata vetë nuk punojnë si anëtarë të familjes mbretërore. Dy fëmijët kanë të drejtën e titujve pas vdekjes së Mbretëreshës, si pjesë e rregullave të Mbretit George V, të cilat kufizuan numrin e anëtarëve që përdorin HRH.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share