Vdekja e i birit të ish-deputetit: Karnavali i Vevçanit pa pjesën zbavitëse!

19-VJEÇARI NDËRROI JETË GJATË NJË AKSIDENTI TË TRAFIKUT

Në një aksident trafiku që ndodhi pas mesnatës në rrugën rajonale drejt Vevçanit, ka ndërruar jetë një 19-vjecar, përndryshe I biri I ish-deputetit Krsto Mukoski. Sipas njoftimeve, viktima me automjetin ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

“Më 13.01.2024 rreth orës 01.20 në SPB-Ohër është njoftuar se në rrugën rajonale drejt Vevçanit, në afërsi të fshatit Podgorcë, një makinë “Audi” me targa të Vevçanit, që drejtohej nga 19-vjeçari M.M ka dalë nga rruga. Në aksidentin, në vendngjarje ka ndërruar jetë vozitësi. Ekspertizë kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i Policisë së Strugës” – thonë nga MPB.

Ndryshe, siç njofton Klan M, sot duhej të niste Karnavali i Vevçanit. Me organizatorët është dakorduar që defileja të mbahet në mënyrën sa më minimale.

Ndërkojë, Karnavali i Vevçanit, ka anuluar pjesën zbavitëse të këtij manifestimi, për shkak të humbjes së jetës së të riut nga Vevçani. Ky fshat këtë ditë e pret një vit të tërë, por jo në këtë mënyrë, kanë thënë autoritetet e Komunës.

“Në tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Vevçanë, në aksident trafiku humbi jetën një banor I këtij vendbanimi. Rrugët më 13 janar asnjëherë s`kanë qenë në këtë situatë. Vevçani është vend i vogël, gjithë jemi një familje. Ngjarja na ka tronditur. Koncerti I sontëm është anuluar” – tha Spase Koçovski, kryebashkiak i Vevçanit.

Në Vevçanë ka qëndruar edhe Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska, duke pohuar se organizimi I karnavalit tani mbetet në duart e qytetarëve të Vevçanit.

“Fatkeqësisht e di këtë dhimbje. E gjithë situata është e pasigurtë. Atë që do të vendosin qytetarët e Vevçanit, kjo do të ndodh. Vitin e ardhshëm tradita do të vazhdojë. Shpresoj se ngjarje të këtilla të mos ketë në të ardhmen” – tha Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës.

Ndryshe, babai I viktimës, ish-deputeti Krsto Mukoski, ka qenë anëtar shumëvjecar i VMRO-DPMNE-së, por u përjashtua nga partia pasi me 6 deputetë tjerë votoi ndryshimet kushtetuese për ndërrimin e emrit.

Më 27 Prill mori pjesë në dhunën në Kuvend. Sipas kamerave të sigurisë, Mukoski kishte hapur dyert e hyrjes së Kuvendit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share