Vazhdon të digjet mali Serta/ Mobilizohen autoritetet – “Beteja” kundër zjarreve nga toka!

VAZHDON TË DIGJET MALI SERTA

Ministria e Punëve të Brendshme do t’i mobilizojë të gjitha resurset njerëzore dhe teknike për parandalim dhe ballafaqim me zjarrit që kanë përfshirë më shumë pjesë të shtetit.

Pas mbledhjes së sotme koordinatave të ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski, drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev dhe komandantët e sektorëve për punë të brendshme, nga kjo ministri thanë se, njësitë rajonale të MPB-së do të jenë vazhdimisht në terren me prezencë të shtuar dhe do të jenë në koordinim me sektorët e tjerë për shuarjen e zjarreve.

Ndërkaq, për të nëntën ditë me radhë, mali Serta vazhdon të digjet. Tre helikopterë po operojnë, por zjarri është zhvendosur në anën tjetër të malit dhe po lëviz në drejtim të Shtipit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftojnë që zjarri të mos hyjë në fshatin Piperovo.

Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova sot vizitoi pjesëtarët e ARM-së që janë përfshirë në shuarjen e zjarrit të madh në malin Serta, në fshatin Kallanjevë të Negotinës. Ajo tha se, pas shuarjes së zjarreve, nevojitet që menjëherë të shqyrtohet ligji për menaxhim me kriza.

“Dëgjova Stojançen dhe paralajmërimet e tij, jam e qetë duke e ditur që gjenerali pas meje do ta ndërmerr komandën me ushtarë. E dimë se bëhet fjalë për pilot me edukim të lartë, jo vetëm të aftë por edhe të guximshëm. Lutem të bie shi, një ekspert i ndryshimeve klimatike më tha se mund të presim shi, edhe pse nuk do të thotë që kjo do ta zgjidhë situatën”, tha Siljanovska.

Siljanovska Davkova mëngjesin e sotëm nënshkroi vendim që edhe 200 pjesëtarë shtesë të ARM-së të angazhohen në shuarjes e zjarrit. Ndërkaq, nga MPB thanë se ka indicie që një pjesë e zjarreve janë shkaktuar dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rasteve dhe ndëshkimin e autorëve./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share