Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 25.07.2022 në ora 21:40 minuta në autostradën “Miqësia”, nga Pikë Kalimi Kufitar “Tabanoc” në drejtim të Kumanovës, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare “Sopot” e kanë privuar nga liria O.B. (29) nga f. Cërveni Bregovi-Negotinë. Ai është pikasur duke drejtuar automjetin “alfa romeo”, me targa regjsitrimi të Kavadarit, të cilin i njëjti e ka drejtuar, se si kanë hipur gjashtë migrantë nga India. Automjeti është sekuestruar, kurse migrantët janë transferuar në qendër tranzitore për pranim. O.B. është privuar nga liria në Stacionin Policor Kumanovë për procedurë të mëtejme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lexo gjithashtu
Grubi: I bashkohem thirrjes së kryeministrit Rama për drejtësi ndaj katër krerëve të UÇK-së
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi permes një postimi në rrjetin social facebook i bashkohet thirrjes së…
12.10.22 20:04
Zgjedhjet 2024/ Antikorrupsioni miraton ankesën e Siljanovskës
Antikorrupsioni ka miratuar ankesën e Gordana Siljanovska Davkovës për shkelje të rregullativës zgjedhore. Njëzëri, Komision Antikorrupsion vendosi se…
10.04.24 16:43
“Lista e zezë”, kush e ka radhën? – Ja çka thotë ambasadorja amerikane
Pas Ramiz Merkos dhe Jordan Kamçevit, opinioni në Maqedoni është kurioz të dijë se kush mund të jetë…
20.07.23 20:14