Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se me datë 05.08.2022 (e premte) do të fillojë dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave, ndërsa me datë 08.08.2022 (e hënë) dezinsektimi kundër formave të rritura të mushkonjave. Spërkatja do të bëhet sipas orarit të mëposhtëm:
1. Dezinsektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet më 5 gusht 2022 (e premte), gjatë ditës.
2. Dezinsektimi ajror, kundër larvave të mushkonjave, në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet më 6 gusht 2022 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit.
3. Dezinsektimi tokësor i zonës së qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet nga data 08.08.2022 (e hënë) deri më 08.11.2022 (e enjte), në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00, diten tjeter.
Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, i njejti do të kryhet ditën e ardhshme kur kushtet e motit të jenë të favorshme.
Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./KlanMacedonia/