Vazhdon në Bruksel procesi i skriningut shpjegues për Maqedoninë e Veriut

Delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sot në Bruksel vazhduan procesin e skriningut shpjegues me Komisionin Evropian, për Klasterin e 2-të – Tregu i brendshëm, respektivisht kapitujt 4 dhe 9 – Lëvizja e lirë e kapitalit dhe Shërbimet Financiare.

Lëvizja e lirë e kapitalit është baza e tregut të lirë të BE-së. Sot Komisioni Evropian prezantoi propozimet e reja të legjislaturës së BE për sa i përket luftës kundër larjes së parave si dhe financimit të terrorizmit. Poashtu u prezantuan edhe propozimet e reja të legjislaturës së BE për sa i përket sistemet të shpejtë të pagesave që janë në funksion të Lëvizjes së lirë të kapitalit.

Drita Abdiu-Halili – Sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zv/Negociatore Kryesore e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian theksoi se vendi ynë ka bërë një sërë ndryshimesh për sa i përket harmonizimit të legjislacionit nacional me atë të BE në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit.

Shërbimet Financiare janë jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin e mirë të tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian si një nga themelet e BE-së. Ky kapitull nënkupton përputhje me rregullativën në fushën e shërbimeve financiare, bankave, sigurimeve dhe risigurimit, fondeve pensionale si dhe tregut të kapitalit.

Përputhja e plotë me regullativat e Bashkimit Evropian si dhe zbatimi konsistent i rregullativave kombëtare, siguron shkallë të lartë të stabilitetit të sistemit financiar të Maqedonisë së Veriut.

Vendi ynë tani më ka arritur një nivel të lartë të integrimit financiar me Bashkimin Evropian dhe po ndjek me sukses rrugën drejt harmonizimit të plotë.

Komisioni Evropian prezantoi një tërësi të rregullativave dhe direktivave të Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme të shërbimeve financiare si që janë: direktiva për fletë obligacionet e mbuluara, regullativa për firmat investuese, pakoja për rikuperim të tregjeve të kapitalit, propozim pakoja e vitit 2021 për punën e bankave nga Komisioni Evropian si dhe shumë fusha të tjera ku ka pasur ndryshime në legjislacionin e Bashkimit Evropian, të cilat duhet të harmonizohen dhe të pasqyrohen edhe në legjislacionin e vendit tonë.

Edhe gjatë javës që vjen do vazhdojnë seancat e skriningut shpjegues për Klasterin e 2-të, që pritet të përmbyllet për 2 javë, për të vazhduar në Klasterin e 3-të – Konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share