MInistria e Punëve të Jashtme e RMV-së njoftonë se përfaqësitë tona Diplomatike-Konsullore në Greqi, herët në mëngjes morën konfirmimin se edhe sot vijojnë kërkimet me një aksion shpëtimi me kapacitet të plotë – helikopter dhe anije – si dy ditët e mëparshme pas zhdukjes së shtetasit tonë në vendin Posidi të Greqisë.
Gjendja shëndetësore e dy shtetasve të cilët dje dhe pardje ishin nxjerrë nga deti është e mirë, ata gjenden në spital dhe pritet lirimi i shpejtë i tyre nga spitali.
Përfaqësitë tona mbesin në kontakte intensive me institucionet kompetente të Greqisë dhe çdo informacion do të transmetohet në kohë.
Dëshirojmë t’i falënderojmë Rojet Bregdetare Greke, Forcat Ajrore Greke dhe popullsinë/vullnetarët lokal të përfshirë në kërkim, për përpjekjet dhe sakrificat e tyre thuhet në njoftimin e MPJ.