Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot në Hagë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Në seancat e fundit dëshmitari i dhjetë dhe i njëmbëdhjetë, të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kanë dhënë dëshmi dhe u janë përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë, Mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe gjykatësve.

Trupi Gjykues shprehu shqetësimin për ritmin se si po ecin seancat në këtë çështje gjyqësore dhe ua kujtoi palëve se është e panevojshme t’i pyesin dëshmitarët me hollësi për aspekte të pakontestuara.

Dëshmitari i njëmbëdhjetë përfundoi dëshminë dhe pas kësaj Trupi Gjykues diskutoi gjerësisht me palët dhe mbrojtësin e viktimave për hapat konkretë që mund të ndërmerren për të garantuar një numër më të madh seancash publike në këtë çështje gjyqësore. Diskutimi u mbështet në parashtrimet me shkrim që Trupi Gjykues kishte marrë nga Prokuroria, Mbrojtja dhe mbrojtësi i viktimave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share