Vazhdojnë sukseset e klubeve shqiptare – Edhe KF Gostivari kualifikohet në Ligën e Parë

Klubi i Futbollit Gostivari ka siguruar sot kualifikimin në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut pas fitores 4 me 0 ndaj Borecit. Me këtë gostivarasit siguruan pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas Voska Sport e cila u shpall kampion i Ligës së Dytë, informon Klan Macedonia.

Gostivari rikthehet në Ligën e Parë pas rreth 10 viteve.

Me këtë, nga viti i ardhshëm në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të garojnë plotë 5 skuadra shqiptare. KF Shkëndija, KF Shkupi, KF Struga Trim Lum, Voska Sport dhe KF Gostivari do ta përbëjnë “pesëshen” e ekipeve shqiptare në sezonin 2023/24 në elitën e futbollit vendor./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share