Vazhdojnë radhët e gjata për marrjen e dokumenteve personale

SITUATË E TENSIONUAR NË STACIONIN POLICOR “PROLET”

Pritja e gjatë për dokumentat vazhdon të mbetet problem i madh për qytetarët. Ndërkaq institucionet bëjnë apel që qytetarët të mos bëjnë panik se do u jepet afat më i gjat për marrjen e dokumentave personale.

Qytetarët të cilët vijnë për të mbaruar punë me dokumentet e tyre personale në stacionin policor në “Prolet” thonë se për një kohë të gjatë nuk mund të mbarojnë punë.

“Unë kam ardhur për të 10-ën herë, 10 herë dhe skam mundur të mbarojë punë. Këtu është vetëm një derë, ndërsa duhet të ketë 10 dyer për të mbaruar punë. Këtu jemi gjithë ditën edhe shkojmë në shtëpi, sërish të nesërmen  është kështu. Dokumentet nuk rregullohen”, tha një qytetar.

A keni qenë edhe më herët?

Jo jo e kam provuar edhe dy tre here tjera por nuk kemi mundur të mbarojmë punë

Radhë të gjata edhe në sportelet e policisë tek godina e Radio Televizionit. Çdo i dyti qytetarë që afrohej në sportel për të marrë dokumentet personale, kthehej përsëri i dëshpëruar nga radha e gjatë. Ata madje theksojnë se nuk u respektohen as terminët.

“Shiko në sportelet 12 dhe 11 ka 30 persona që presin të hynë, nuk i respektojnë terminet nuk mund të presë un. Ja tani duhet të shkoj unë as nuk di ku të lajmërohem. Gruan e kam me invaliditet tani ajo nuk mund të pres këtu ndërsa terminin e kemi bërë shumë muaj më herët. Diku thërasin sipas termineve e diku po shohë se nuk ka rend. Duhet të vijë dikush nga zyrtarët të shohë këtë gjendje, të mos dëgjojë si është por të vijë të shohë se si është pastaj të vendos se çfarë të bëhet”, tha një qytetar.

“Një orë e gjysmë, atje lartë më shumë se gjysmë ore duhet të presësh.

A ka shumë rrëmujë?

“Ka si nuk ka”, tha një qytetar.

Ndërkaq nga Qeveria u bëjnë apel qytetarëve që të mos bëjnë panikëdhe radhë pasi nuk do të ketë ndëshkime për ata të cilët nuk do të arrijnë në kohë ti nxjerrin dokumentet personale me emrin e ri të shtetit. Po ashtu thonë se në seancë, Qeveria do ta shqyrtojë edhe idenë e presidentit Stevo Pendarovski, që të shtyhet afati për vlefshmërinë e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share