Vazhdojnë protestat e shoferëve të autobusëve | LSDM fajëson VMRO-në: Mickoski t’i japë fund bllokadës

Vazhdon edhe ditën e sotme bllokimi i disa prej prej udhëkryqeve kryesore të Shkupit nga ana e protestuesëve nga kompanitë private të autobusëve, të cilëve iu ndërpre kontrata nga ana e Qytetit të Shkupit.

Partitë politike vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën si fajtore të kësaj situate të krijuar.

Nga LSDM bëjnë thirrje që VMRO t’i ndalojë protestat, duke e cilësuar kreun e saj si “përgjegjës për bllokadat dhe kaosin që po i ndodh Shkupit”, përcjell Klan Maqedoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE i kanë të gjitha mekanizmat për t’i dhënë fund bllokadës dhe këtë duhet ta bëjnë menjëherë. Mickoski duhet të mbulohet me turp për gjithçka që po i bën qytetit të tij, bashkëqytetarëve të tij”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share