Vazhdojnë pritjet e gjata për dokumentet personale

QYTETARËT: DOKUMENTET NA DUHEN PËR TË UDHËTUAR JASHTË VENDIT

Nuk ndalojnë pritjet e gjata për qytetarët në pikën për marrjen e dokumenteve personale në Sektorët e punëve të brendshme në Shkup. Edhe pas njoftimeve të zyrtarëve se nuk do të ketë dënime për të gjithë ata nuk do të arrijnë ti ndërrojnë dokumentet e udhëtimit me emrin e ri të shtetit, qytetarët qëndrojnë në radhë të gjata dhe presin me orë të tëra si në sportelet e Radio Televizionit ashtu edhe në stacionin në “Prolet”.

“Jam këtu prej 7:30. Për letërnjoftim dhe pasaportë. Më duhet për jashtë shtetit jo për në Maqedoni, unë jam shofer”.

“Për letërnjoftim. Më duhet letërnjoftimi. Duhet të shkoj në Kosovë”.

“Për dokumente. Për letërnjoftim dhe pasaportë. Unë jam pensionist nuk kam pse të ngutem. Nuk ngutem, kur të bëhet do bëhet. Shkova për pasaportë tani do pres”.

“Unë pres për të marrë formularë, pres nga shtatori, kamë dorëzuar kërkesë. Më 23 ose më 24 e kam për të bërë përkthime për pasaporta, për letërnjoftim dhe për patentë shoferi. Kjo është diku gjashtë muaj, shumë po pritet”, tha një qytetar.

Dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër të vendit vlejnë deri më 12 shkurt. Për shkak të marrëveshjes me Greqinë, për ndryshimin e emrit, këto dokumente nuk do të jenë të vlefshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share