Aksioni ekologjik, pastrimi i parkut të gazetarëve në Shkup

STANKOVIQ: NË TË ARDHMEN DO TË KEMI EDHE SHUMË AKTIVITETE TË NGJASHME

Në parkun e gazetarëve në qendër të Shkupit nga këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore me rastin e Ditës Botërore të pastrimit global u organizua një aktivitet ekologjik për pastrimin e këtij parku.

Martina tha se ky park frekuentohet më shumë nga të rinjtë dhe me këtë mesazh shpresojnë të ndërgjegjësohen për të mbajtur pastër mjedisin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot kemi një aktivitet për pastrimin e natyres, gjegjësisht kemi vendosur të pastrojmë parkun e gazetarëve në Shkup, përndryshe këtë aksion po e bëjmë në prag të ditës botërore të pastrimit që festohet çdo të shtunë të tretë të muajit shtatorit. vendosëm që këtë aksion ta realizojmë në këtë park sepse është shumë i frekuentuar nga të rinjtë dhe është në qendër të Shkupit, dhe me këtë aktivitet po mundohemi që të ndërgjegjësojmë të gjithë për të mbajtur një mjedis të pastër.” – deklaroi Martina Stankoviq

Ndryshe, Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore në të ardhmen planifikojnë të kenë aktivitete të ngjashme edhe në lokacione tjera në qytete të ndryshme. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share