Vazhdojnë luftimet në Gaza, mbi 200 të vrarë nga sulmet e Izraelit

Ushtria izraelite bombardon sot Rripin e Gazës, për të dytën ditë radhazi pas përfundimit të armëpushimit me grupin islamik palestinez Hamas, i cili kishte lejuar lirimin e pengjeve dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare. Ministria e Shëndetësisë e Hamasit foli për gati 200 të vdekur nga sulmet e djeshme izraelite.

“Aktualisht jemi duke goditur objektivat ushtarake të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi ushtarak Jonathan Conricus sot herët.

Gazeta “Times of Israel” raportoi “luftime të gjera tokësore” në orët e para të ditës së sotme rreth Khan Younes në pjesën jugore të enklavës palestineze, siç raporton agjencia gjermane e lajmeve (dpa).

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se disa nga anëtarët kryesorë të Hamasit ndodheshin në zonë. E njëjta gazetë raportoi gjithashtu, duke cituar banorët e Rripit të Gazës, se ushtria izraelite hodhi fletëpalosje në Khan Younes, duke u bërë thirrje banorëve të zhvendoseshin në Rafah, në jug, pasi zona është e rrezikshme. Sulmet e IDF u raportuan gjithashtu në Rafah.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share