Vazhdojnë inspektimet e jashtëzakonshme – shkollat dhe çerdhet të sigurta!

Tek 70% – 80% të objekteve hotelerike ka patur parregullsi të mëdha. Qeveria është duke bërë planin që të shpallet moratorium që të mënjanjohen të gjitha parregullsitë.

Dhjetë lokale dhe klube janë dënuar gjatë ditëve të kaluara për shkak të shkeljeve të ndryshme që lidhen me dispozitat e Ligjit për veprimtari hotelerike – tha zëdhnësja e Qeverisë, Marija Miteva, duke saktësuar se janë kryer kontrolle në 116 objekte hotelerike.

“Janë dhënë 59 urdhër-pagesa për gjoba në vlerë prej 522.690 denarë për parregullsi sikurse lejet për tarraca dhe parregullsi tjera” – tha Miteva.

Shkollat, çerdhet, sallat sportive, shtëpitë e kulturës, institucionet publike në vend janë të sigurta. Deri tani janë kontrolluar 90% e tyre, kurse mbikqyrjet vazhdojnë – njoftoi Kryetari I BNJVL-së, Orce Georgievski, pas takimit të sotëm të këshillit drejtues.

Në periudhën e ardhshme, inspektimet e jashtëzakonshme do të vazhdojnë tek ndërtesat e banimit, por me koordinim me DMSH-në që është kompetente për kontrollin e rrjetit të hidrantëve.

Ndryshe, krahas se përfunduan 7 ditët e zisë, në BNJVL është miratuar konkluzioni që të gjithë Kryetarët e Komunave t`i anulojnë ngjarjet argëtuese tashmë të planifikuara. Një nga propozimet është që për nder të viktimave të Koçanës, të mbillen drunj në gjithë vendin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share