Vazhdojnë alarmet për “bomba” – kërcënohen dhjetë shkolla

MPB-ja njofton se sot sërish ka patur denoncime për bomba nëpër shkolla të RMV-së.

Kanë mbërritur 10 alarme në adresat elektronike të shkollave, sic njofton KlanM, tetë në Shkup dhe dy shkolla në Prilep.

Ekipe të MPB-së kanë evakuar objektet dhe bëjnë kontrollet antiterroriste.

Javën e kaluar gati për çdo ditë kishte alarme për bomba nëpër shkolla të Shkupit, kurse denoncime kishin mbërritur edhe nga dy shkolla të Kumanovës dhe katër të Prilepit.

Krahas adresave zyrtare elektronike të shkollave, sic percjell KlanM, kërcënimet kishin mbërritur edhe në e-mailat private të profesorëve.

Deri tani, sipas MPB-së, të gjitha alarmed kanë qenë të rreme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share