Varhelji: Opozita të mos e bllokojë eurointegrimin

MOMENT HISTORIK PËR RMV-në DHE SHQIPËRINË

17 vite pas marrjes së statusit kandidat dhe 13 vite pas rekomandimit të parë për hapje të negociatave, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht filloi negociatat qasëse për anëtarësim në BE. Sot në Bruksel u mbajt edhe konferenca e parë ndërqeveritare, ndërsa pas dite filloi edhe procesi i skriningut, raporton Klan M.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në konferencën e mbajtur pas hapjes së negociatave, tha se kjo është një ditë historike për vendin dhe se, për realizimin e këtij objektivi strategjik, është dashur të merren vendime të vështira që kërkonin udhëheqje dhe guxim, mençuri dhe përgjegjësi. Kovaçevski gjatë konferencës ndërqeveritare mbjati fjalim në gjuhën maqedonase, ndërsa siguroi se gjatë këtij procesi nuk do të negociohet për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Prej sot e tutje ecim përpara. Maqedonia e Veriut do të zhvillohet në aspektin ekonomik, politik e shoqëror, ndërsa qytetarët do të jetë cilës më të lartë të jetës, me standarde të larta për respektimin e ligjeve. Është koha për unifikim, optimizëm, për besim në mëngjes më të mirë, por para së gjithash për punë të përkushtuar, që të zhvillojmë shtet të fuqishëm, të suksesshëm, evropian dhe për integrim të shpejtë dhe efikas në union” – deklaroi Kovaçevski.

Eurokomesari Oliver Varheji deklaroi se, ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për BE-në. Ai u shpreh se me votimin e propozimin francez, sovrani tregoi qartë vendosshmërinë për të ecur përpara në këtë proces.

“Mesazhi ynë sot për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është shumë i qartë ne dëshirojmë që ju të jeni në BE, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Sot po ashtu i dërgojmë një mesazh të fuqishëm gjithë rajonit dhe përtej. Sa i përket KE-së, ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar fazën e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Kam shumë besim se me përcaktimin e Maqedonisë së Veriut, ne mund të punojmë shpejtë dhe shumë dhe në mënyrë efektive gjatë gjithë negociatave. Kryeministër unë dua të mbështetem tek ju dhe ekipi juaj, për të siguruar konsensus të gjerë nacional” – deklaroi Oliver Varheji.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavski tha se, sot kanë arritur një qëllim në raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe kanë treguar mbështetjen e njëzëshme të perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor

“Ne e dimë se për Maqedoninë e Veriut procesi i vendimmarrjes dhe kërkonte shumë, por përcaktimi, vendosshmëria dhe fryma e vërtetë janë ata të cilët që mbizotëruan. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe përcaktimin e kolegëve tanë francez që erdhën në një kompromis të vështirë dhe kompleks” – tha Jan Lipavski, ministër i jashtëm i Çekisë.

Të pyetur rreth paralajmërimeve të VMRO – DPMNE se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese, me të cilat parashihet që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë, Varheji porositi opozitën maqedonase të punojnë për ardhmërinë e vendit dhe të tregojë se është e përkushtuar për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në BE. Ndërkohë, Kovaçevski vlerëson se, është përgjegjësi e deputetëve të opozitës që të përfshihen në debatin, kur është në pyetje ndryshimi i Kushtetutës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share