“SHQIPËRIA TREGOI PJEKURI DHE SOLIDARITET ME RMV-në, TANI MUND TË VAZHDOJË E VETME”
Komisioneri I BE-së për zgjerim, Oliver Varhelji, në një intervistë ekskluzive për “Euroaktiv” duke komentuar hapjen e negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë, ka adresuar kritika ndaj opozitës maqedonase duke thënë se janë kaluar të gjitha “linjat e kuqe” demokratike gjatë veprimit kundër propozimit francez, raporton Klan M.
“Euroaktiv”, sic njofton KlanM, konstaton se pas zgjidhjes së kontestit Shkup-Sofje, Shqipëria do t`i nis negociatat me BE-në, derisa për RMV-në pjesë e procesit do të jetë edhe kycja e bullgarëve në Kushtetutë, për cka është I domosdoshëm kompromisi në Parlament, I cili për momentin nuk ekziston. “Euroaktivi” rikujton se kjo ka nxitur opozitën nacionaliste në Shkup që të organizojë protesta, për të cilët Varhelji vlerëson se janë tejkaluar “linjat e kuqe”.
“Për RMV-në kjo duhet të jetë një moment kthjellimi, edhe për opozitën. Ndezja e dokumenteve në sallën plenare, nxitja e njerëzve për dhunë dhe urrjetje nuk sjellin asgjë, vetëm dëm. Ekzistojnë kufij të qartë për politikë të civilizuar, kurse vlerësimi im është se shumë nga ato “linja të kuqe” ishin kaluar nga opozita” – Oliver Varhelji, komisioner i BE-së për zgjerim.
Kjo nuk është hera e parë që Komisioneri Varhelji, që vjen nga Hungaria ku partia amë është FIDES e Kryeministrit Viktor Orban, parti simotër e VMRO-DPMNE-së, ta kritikojë opozitën maqedonase. Mesazhe me tone kritike, sic njofton KlanM, Varhelji dërgoi edhe në press-Konferencën më 19 Prill pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare RMV-BE në Bruksel.
Në intervistën për “Euroaktiv”, sic percjell KlanM, Komisioneri Varhelji është prononcuar edhe për procesin e mëtejshëm negociues duke theksuar se Shqipëria ka treguar pjekuri dhe solidaritet të vërtetë me RMV-në, për shkak të mirëkuptimit se vendet anëtarë të BE-së duan t`i shohin bashkë Tiranën dhe Shkupin në rrugën drejt BE-së. Por, sic ka thënë Varhelji, tani Shqipëria mund të vazhdojë e vetme në këtë rrugë. /KlanMacedonia/