Aktakuzë kundër kompanisë ”Besa Trans” dhe pronarit të saj

KOMPANIA KA KRYER TRANSPORT ME LICENCË TË FALSIFIKUAR

Prokuroria Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër kompanisë “Besa Trans” dhe pronarit të saj Bekim Haxhiu për falsifikim të dokumenteve. Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se pronari I komanisë përmes një dokumenti të falsifikuar dhe duke përdorur shoferët e punësuar në kompani ka falsifikuar licencën dhe ka kryer shërbime transportuese në kundërshtim me ligjin, raporton Klan M.

“I akuzuari si drejtues i kompanisë duke përdorë mënyrën e njëjtë të veprimit, mundësitë e njëjta dhe në rrethana të ngjashme, përmes shoferëve të cilët kanë vozitur autobusët e kompanisë, ka përdorur si të vërtetë dokument të falsifikuar- Certifikatë nga licenca për transport publik në komunikacionin ndërkombëtarë. Një dokument i tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa drejtuesi (pronari) i kompanisë ka përgatitur dokument të rremë të cilët ia ka dhënë shoferëve të cilët më pas me një dokument të tillë e kanë kaluar kufirin shtetërorë” – thonë nga Prokuroria Publike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E për leshimet e doganës në vendkalimet kufitare, nga prokuroria thonë se dëshmitë do të dorëzohen në Departamentin për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga zyrtar policorë për veprime të mëtutjeshme.

“Dëshmitë e siguruara gjatë procedurës paraprake të cilat i referohen veprimeve të shërbimeve doganore në vendkalimet kufitare të obliguar për kontrollin e certifikatave të licencave për transport, do t’i dorëzohen prokurorit përkatës në Departamentin për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me kompetenca policore e cila funksionin në kuadër të Prokurorisë publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” – thonë nga Prokuroria.

Autobusi i Besa Transit u aksidentua mëngjesin 23 nëntor të vitit të kaluar në Bullgari. Jetën e humbën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë mbijetuan. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share