Varheily: Falënderojmë Borisovin për mbështetjen ndaj propozimit francez

Bullgaria pritet të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi ish kryeministri Bojko Borisov njoftoi se partia e tij do ta mbështes propozimin francez për zgjidhjen e kontestit Shkup-Sofje.

Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheily, në Twitter falënderoi Borisovin duke thënë se shpreson që qeveritë të bëjnë propozimin e nevojshëm deri tek Parlamenti Evropian.

“Falënderojmë kreun e opozitës Gerb, Bojko Borisov për vendimmarrjen historike për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut që të pranojnë negociatat të bazuara në propozimin francez që mundëson vazhdimin me hapjen e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut. Presim që qeveritë të bëjnë propozime e nevojshme deri tek Parlamenti, që Evropa të ecë para”, ka shkruar Oliver Varhelyi.

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1539540428487270401

Lexo gjithashtu
Total
0
Share