Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës

Dy shqiptarë raportohet të jenë sulmuar fizikisht në Mitrovicën e Veriut. Klan Kosova shkruan se ata u sulmuan gjatë kohës që po ecnin në sheshin e qytetit.

Sipas të njëjtave burimeve, dy shqiptarët kanë marrë dëmtime të lehta në trup.

Kujtojmë se serbët në veri të Kosovës vijojnë sot ditën e katërt të protestave. Ata kundërshtojnë kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këtë të enjte, në protestë dolën edhe një grup qytetarësh shqiptarë në Mitrovicën e Jugut.

Ata janë mbledhur pavarësisht kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për “protestë dhe marshim drejt veriut”.

Nga mediat në Kosovë raportohet për dhjetëra tubues. REL thotë se mes tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria. Disa prej protestuesve thanë se kanë dalë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share