Vapë përvëluese dhe stuhi shkatërrimtare/ Ekspertët: Çrregullimet e klimës do vijojnë

Çrregullimet e klimës do t’i bëjnë gjithnjë e më të ashpra fenomenet ekstreme të motit që globi po përjeton gjatë këtyre muajve të fundit. Paralajmërimi vjen nga ekspertët e klimës, të cilët duke komentuar studimin e agjencisë europiane për ndryshime klimatike, që arrinte në përfundimin se Gushti ishte muaji më i nxehtë në histori, thonë se vapa pritet të jetë gjithnjë e më përvëluese nga viti në vit.

“Vapa e madhe që pamë gjatë valëve të të nxehtit të këtij viti, e po ashtu edhe reshjet e dendura të shkaktuara nga stuhitë që pasuan vapën, tashmë janë të pashmangshme. Se çfarë mund të presim vitin e ardhshëm, vështirë të parashikohet, por e qartë është se fenomenet ekstreme do të shpeshtohen.

Agjencia Kopernikus e Bashkimit Europian për ndryshimet klimatike tha se vera e këtij viti ishte më e nxehta në histori, çka bëri që temperatura mesatare globale u rritën me 0.66 gradë, duke shkuar në 16.8 gradë Celsius.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share