Vapa përvëluese në Austri, spikeri hedh ujin mbi kokë gjatë edicionit të lajmeve (VIDEO)

I nxehti ka përfshirë të gjithë Evropën dhe temperaturat arrijë mbi 40 gradë Celsius. Për të përballuar vapën shkojnë drejt pishinave apo plazheve. Por, nuk ka asnjë zgjidhje për ata që detyrohen të punojnë edhe në këto ditë të nxehta.

Por, një spiker në Austri duket se e ka gjetur zgjidhjen. spikeri austriak i lajmeve Armin Wolf derdhi një shishe ujë mbi kokë teksa ishte në transmetim live.

Ky vend është një ndër disa në Evropë që po provon temperatura mbi 30 gradë Celsius. E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani në Austri. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vend vitin e kaluar, më shumë vdekje sesa në aksidente trafiku.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share