Vankovska: Maqedonisë i duhet Kushtetutë e re

Maqedonisë i duhet kushtetutë e re popullore me sjelljen e të cilës do të shfuqizoheshin Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë.

Kështu konstatoi në Klan Debat në gjuhën maqedonase, Biljana Vankovska, kandidate për presidente e përkrahur nga Levica.

Sipas Vankovskës, kushtetutën e re do ta sjellë populli, duke përmendue Kilin si shembull.

Vankovska kundërshton projektin Korridori 8 dhe marrëveshjen me kompaninë Behtel & Enka, duke shtuar se shteti nga paratë e qytetarëve po i paguan shuma të majme parash edhe pse në terren nuk duket asgjë nga punimet.

Sipas saj, po paguhen punëtorë për të rregulluar trafikun me rroga sa një profesor universitar./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share