Shaqir Ef. Fetahu: Muaji i ramazanit është apel për të gjithë botën që të kujdesemi për vlerat njerëzore

Krytari i BFI-së Shaqir Ef. Fetai, i ftuar në emisionin Klan Debat, u shpreh se muaji i Ramazanit është muaji që na bën të reflektojmë, dhe se agjërimi është burim i vlerave sepse kur agjërojmë jemi të barabartë në ndjenja dhe dhimbje sepse të gjithë e ndjejmë të njejtë etje edhe uri.

“E keni obligim agjërimin që të arrini nivelet më të larta të devotshmërisë, që te njeriu të formojë vetit e tij për qëllimet e jetës në përgjithësi. Ai arrin nëpërmjet mbajtjes së agjërimit me largimin nga haja dhe pija që të vërtetojë se besimi i tij nuk është vetëm fjalë por edhe praktitkë, ai tregon se nuk është rob i kënaqësive të kësaj bote por ka vetëdije të lartë mbi urdhërat e Zotit.
Ai që nuk i le punët e kqija dhe veset e kqija nuk e ka kuptuar mirë agjërimin, sepse Zotit nuk i nevojitet as etja as uria por veprat e mira.
Me milona njerëz vdesin nga skamja, nga ana tjetër mbahet monopoli i ekonomisë botërore që do të thotë se kujdesi i njeriut është në atë që ai duhet të ketë e jo të shikojë vetëm interesin e vet. Agjerimi është një apael për të gjithë botën që të ketë kujdes ndaj vlerave njerëzore të ndahet pasuria si duhet, dhe të kujdesen për krizat e ndryshme botërore ku vdesin shumë njerëz”, tha Shaqir Ef. Fetai. /Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share