Barcelona barazoi në transfertë në sfidën e javës së 14 të La Ligas kundër Rajo Vajekanos, ku luan mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu.
Lojtari i përfaqësueses shqiptare e nisi titullar dhe luajti gjatë gjithë sfidës.
Blaugranat u ndëshkuan në stadiumin “Vajekas” në minutën e 38’ të lojës falë një goli të bukur të Unai Lopez.
Në pjesën e dytë, miqtë e shtuan presionin, por duke lënë më shumë hapësira. Në të 76’, Rafinja goditi shtyllën.
Goli i barazimit erdhi falë këmbënguljes së Balde në minutën e 82’ me topin që u devijua nga Lezhun , pas shqetësimit të Levandsovskit.
Katalanasit shmangën humbjen, ndërsa në pesë takimet e fundit kanë fituar vetëm dy herë.
Vajekano vazhdon që të ngelet një tabu për skuadrën e Çavit, ndërsa pas 14 ndeshjesh, Barcelona shkon në 31 pikë të grumbulluara.
Klan News