Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një valë të re stuhish dëbore që janë shtrirë deri në jugun e ngrohtë. Pamjet tregojnë situatën në Kaliforni që nuk shquhet për dëborë të dendur gjatë dimrit, por që këtë javë situata duket ndryshe.
Në veri, në Shtetin Federal të Oregonit, stuhitë e dëborës kanë i morën jetën një 28-vjeçari, i cili ndërroi jetë për shkak të hipotermisë. Ai është viktima e parë e valës së rikthyer të acarit. Niveli i dëborës ka arritur në gati 30 centimetra, duke bllokuar shumë rrugë kombëtare dhe duke krijuar probleme edhe me fluturimet.
Mbi 800 mijë shtëpi janë pa energji elektrike në gjithë vendin, për shkak të dëmtimit të linjave, shumica e tyre në Miçigan. Stuhitë e dëborës janë shtrirë në një hapësirë të gjerë prej më shumë se 3 mijë kilometrash nga veriperëndimi në juglindje, duke prekur të paktën 60 milionë banorë.
Tv Klan