Vala e të nxehtit po shkatërron shkëmbinjtë koralorë

Nxehtësia ekstreme ka shkaktuar zbardhjen e koraleve duke shkaktuar erosion detar që po dëmton ekosistemet

Rritja e temperaturave në ujërat e Floridës për shkak të ndryshimeve klimatike po shkatërrojnë shkëmbinjtë koralorë duke shkaktuar zbardhje, gjë që i ka shqetësuar shkencëtarët. Shteti Sunshine po përballet me temperatura përvëluese, të cilat përgjatë kësaj jave vendosën rekorde të reja.

Vetëm brenda javës së fundit, ndërsa Jugu i SHBA-së po përballet me një valë të nxehti, Shoqata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) në një analizë të saj ka bërë të ditur se. Temperaturat normale të ujit për këtë periudhë të vitit arritën në mbi 35 gradë Celsius, një shifër shumë shqetësuese për ujrat e Floridës.

“Pra, përgjatë kësaj jave Florida ka shënuar temperatura rekord të nxitura nga fenomeni El Nino. Dhe përveç temperaturave jashtëzakonisht të larta në tokë, ne kemi gjithashtu temperatura shumë të larta të detit. Dhe kështu nga monitorimet afatgjata këtu në Majami kemi parë edhe shenja të zbardhjes së hershme të koraleve. Por prisni që ato të zbardhen plotësisht për shkak të të nxehtit ekstrem.”

Florida Keys, shtëpia e një numri të madh të shkëmbinjëve koralorë. Por ata tani po përjetojnë një krizë të madhe. Nxehtësia ekstreme ka shkaktuar zbardhjen e koraleve, ku koralet nxjerrin simbionet e tyre shumëngjyrëshe të algave, duke i lënë ato të zbehta dhe të pambrojtura.

Shkëmbinj nënujorë koralorë krijojnë shtëpi për miliona lloje të jetës detare, mbështesin rrjetet e shëndetshme ushqimore të oqeanit dhe mbrojnë vijat bregdetare, thonë ekspertët.

“Në pesë vitet e fundit që kam studiuar koralet, kam parë shumë ndryshime në Miami. Ka pasur më shumë stuhi, temperatura më të larta dhe valë të nxehtit që kanë shkaktuar më shumë probleme për shkëmbinj nënujorë dhe ka pasur shumë erozion bregdetar.”

Shkëmbinjtë koralorë të Floridës janë gjithashtu një atraksion turistik që ndihmon në mbështetjen e ekonomisë lokale.

Sipas ekspertëve temperaturat e ujit gjithmonë luhaten gjatë gjithë vitit dhe ndoshta ka pasur gjithmonë shkallë të asaj që quhet zbardhje e koraleve që shkaktohet nga temperaturat e larta të oqeanit për sa kohë që ka pasur shkëmbinj nënujorë koralorë.

Por ekspertët flasin gjithashtu edhe për sëmundjen e humbjes së indeve tek koraleve me gurë të cilat mund të çojë në një vdekje masive të tyre përgjatë viteve të ardhshme nëse nuk merren masa për t’i mbrojtur ato.

Në përgjigje të krizës, Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës dhe Laboratori Detar Mote dhe Akuariumi në Florida po bashkojnë burimet dhe thonë se kanë dalë me teknika të reja për të përhapur dhe transplantuar koralet e shëndetshme.

Ata po kultivojnë fragmente koralesh, për të siguruar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre përpara se t’i rifusin në oqean. Teknologjitë e reja, teknikat e reja të elasticiteti gjenetik dhe mikro fragmentimit dhe rikualifikimit janë dokumentuar tani në botimet shkencore.

“Të gjitha parashikimet tona presin që situata me klimën të përkeqësohet me kalimin e kohës. Dhe kjo do të thotë se tani është koha për veprim. Ne nuk mund të vëzhgojmë më dhe të shikojmë rënien e ekosistemeve të shkëmbinjve koralorë. Ne duhet të jemi pjesëmarrës aktivë në përpjekjen për t’i shpëtuar ato. Pra, me teknikat e reja moderne ne duhet të jemi gjendje të marrim individë nga disa habitate si këto koralet në Florida Kejs dhe më pas t’i popullojmë në shkëmb, në mënyrë që të mund të fillojmë të kontribuojmë për një popullsi më funksionale dhe të shëndetshme.”

Nxehtësia në tokë dhe në oqean pritet të vazhdojë gjatë pjesës të mbetur të Korrikut dhe gjithë Gushtit tregojnë parashikimet. Ngrohja mund të ketë “ndikime të rëndësishme në jetën detare, si dhe në komunitetet dhe ekonomitë bregdetare.

Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës ka lëshuar një alarm të nivelit 2 për shkëmbinjtë nënujorë, niveli më i lartë, që tregon se zbardhja e shkëmbinjve koralorë pritet të jetë edhe më intensive jo vetëm në Florida por edhe në vete të tjera duke dëmtuar kështu ekosistemet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share