Vala e të nxehtit përfshin Europën/ Temperaturat e larta pritet të shkaktojnë zjarre

Vala e të nxehtit ekstrem ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve europiane. Agjencia e motit në Gjermani ka rregjistruar temperatura mbi 35 gradë Celsius.

Nxehtësia do të përhapet drejt lindjes duke arritur në 37C në disa rajone. Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të shmangin aktivitetet veçanërisht gjatë ditës.

Austria, ku temperaturat gjatë verës rrallë herë i kalojnë 30 gradët, këtë herë vala e të nxehtit ka bërë që vlerat termike të shkojnë në mbi 35 gradë Celsius.

Britania e Madhe pritet gjithashtu të shohë një tjetër valë të nxehti. Autoritet kanë lëshuar një paralajmërim për gjashtë rajone ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë në mbi 30 gradë Celsius. Përveç motit të nxehtë, disa zona në Mbretërinë e Bashkuar pritet të kenë stuhi dhe shira të dendur.

I nxehti ekstrem gjithashtu ka përfshirë edhe Greqinë. Sipas meterologëve, javën e ardhshme pritet që temperaturat t’i kalojnë 37 gradë Celsius.

Autoritetet kanë deklaruar se i nxehti dhe thatësira mund të nxisin zjarre në disa rajone. Nga i nxehti ekstrem pritet të përfshihet edhe pjesa jugore e Spanjës dhe Franca. I nxehti afrikan pritet të përfshijë nga dita e nesërme edhe vendin tonë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share