Në Meksikë, vala e të nxehtit ka shkaktuar humbjen e jetës për të paktën 155 persona që nga fillimi i vitit 2024. Shumica prej tyre kanë ndërruar jetë në Veracruz, një shtet ku temperaturat kanë kaluar mbi 45 gradë Celsius.
Në këtë periudhë, rreth 2.567 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të goditjes nga dielli. Niveli i ujit në diga është në rënie, ndërsa vapa përvëluese pritet të vazhdojë deri më 5 tetor.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka njoftuar se më 9 qershor një valë e re e të nxehtit do të jetë efektive në të gjithë vendin, kështu që pacientët kronikë duhet të kujdesen dhe të mos dalin jashtë në orë të caktuara, përveç rasteve kur është e nevojshme.