Vajza nga Afrika e Jugut kapet në bagazhin e një veture, po tentonte të futej në Maqedoninë e Veriut nga Greqia

Doganierët në vendkalimin kufitar Mexhitlia kanë ndaluar tentim për transferim të paligjshëm të një personi të padeklaruar në vend, pasi një nënë nga Republika e Afrikës së Jugut ka tentuar ta transferojë vajzën e saj në bagazhin e automjetit të marrë me qira me targa të Maqedonisë së Veriut.

Për rastin është njoftuar stacioni policor i VK Mexhitlia dhe rasti i është dorëzuar kompetencës së tyre për veprime të mëtejshme” – thonë nga Dogana e Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share