Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: Të kisha premtuar që festat do t’i bëjmë bashkë

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit është fejuar në Hagë të Holandës, pikërisht ku po mbahet tash e dy vjet babai i saj.

Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi mjaft emocionues.

“E sollëm ceremoninë e fejesës te ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do t’i bëjmë”, ka shkruar Gresa në Instagram.

“Në të mirë e në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi”, ka shkruar ajo, ndërsa ka postuar dhe një foto me të fejuarin.

Kujtojmë se Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së po akuzohet nga Gjykata Speciale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share