PROTESTA KUNDËR PLANEVE PËR NDRYSHIME KUSHTETUESE
Në protestat kundër reformave kushtetuese, në provincën autonome Karakallpakstan në Uzbekistan janë vrarë 18 persona, kurse mbi 240 janë plagosut – ka njoftuar Garda Kombëtare.
Shkaku I trazirave ka qenë plani për ndryshimin e kushtetutës në këtë vend të Azisë Qendrore, ku nuk është përfshirë autonomia e premtuar për provincën Karakallpakstan. I përballur me protesta masive, Presidenti I Uzbekistanit, Shavkat Mirziojev, të shtunën ka tërhequr planet për ndryshime kushtetuese duke vënë situatë të jashtëzakonshme prej 4 javëve.
Në provincën Karakallpakstan, jeton pakicë ektnike që sipas gjuhës është më afër Kazakistanit fqinjë se sa Uzbekistanit.