Në vigjilje të Kampionatit Botëror për senior i cili prej nesër deri më 18 shtator do të organizohet në Beograd të Serbisë, sot u mbajt kongresi vjetor i UWW (federatës ndërkombëtare të mundjes). Në të njëjtin, në rolin e përfaqësuesit të vendit tonë ishte nënkryetari i klubit të mundjes Liria dhe anëtari i këshillit drejtues pranë federatës së mundjes, Ahmed Ademi, bashkë edhe me kryetarin e federatës, Dejan Bogdanov.
Në Beograd, prej nesër fillon garimi i stilit greko romak, ndërsa garat e stilit të lirë ku do të marrin pjesë Besir Alili, Fati Vejseli, Vladimir Egorov, Magomedgadji Nurov dhe Dejan Mitrov, të prirë nga seleksionuesi Sedat Baftiu, nisin me 15 shtator.