Usyk: Lufta në Ukrainë ka influencuar shumë si në jetën ashtu edhe në karrierën time

Më 20 gusht, në Jeddah të Arabisë Saudite do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes ukrainasit kampion bote Oleksandr Usyk dhe britanikut Anthony Joshua. Ukrainasi është i pamposhtur në ring dhe do të mbrojë titujt që pat fituar shtatorin e kaluar, kur mposhti me vendim unanim Joshua.

Ky revansh duhej të ishte zhvilluar më herët (në pranverë), por lufta në Ukrainë shtyu disa herë datën e sfidës, pasi Usyk qëndroi disa javë në venblindje, për ta mbrojtur atë nga agresioni rus. Në një intervistë, ai pranoi se lufta që vijon ende prej gati 5 muajsh në Ukrainë po ndikon shumë tek ai.

“Lufta në Ukrainë ka influencuar shumë si në jetën ashtu dhe në karrierën time si boksier. Ditët e fundit lufta në vendlindjen time është bërë edhe më e ashpër, pasi risët kanë lëshuar shumë bomba e janë regjistruar shumë viktima”, thotë Usyk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë nuk dueloj më për veten time. Tashmë unë dueloj për çdo burrë e grua që ndodhet në frontin e luftës, për çdo ukrainas që lufton për të mbrojtur vendin tonë. Dueloj për çdo ushtar ukrainas që ndodhet në vijën e parë të luftës. Dueloj për presidentin e Ukrainës dhe për popullin tim. Ata janë frymëzim për mua”, u shpreh Oleksandr Usyk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share