Ushtria izraelite vret 4 palestinezë

Mes viktimave një 15-vjeçar. Përshkallëzohet dhuna

Tensionet u rikthyen sërish në Lindjen e Mesme, pasi ushtria izraelite vrau 4 palestinezë, përfshirë 1 djalë 15 vjeç gjatë një operacioni në një kamp refugjatësh në Xhenin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Izraelitët përdorën edhe helikopterë ushtarakë, gjatë operacioneve në Bregun Perëndimor dhe kjo është hera e parë që pas të ashtuquajturës Intifadë, 7 vite më parë.

Përplasjet e armatosura të kësaj të hëne përbëjnë përshkallëzimin më të madh të tensioneve në këtë territor palestinez. Përleshje sporadike ka pasur që prej fillimit të këtij viti, që pas aktivizimit të grupit ekstremist të Xhihadit Islamik. Që prej Janarit janë vrarë 160 palestinezë dhe 21 izraelitë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share