Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se trupat që operojnë në Rripin e Gazës kanë zbuluar pamje të gjera të kamerave të operativëve të Hamasit duke torturuar civilët palestinezë.
IDF tha se pamjet, të cilat vijnë nga vitet 2018-2020, ekspozojnë “metodat brutale të Hamasit për marrjen në pyetje të civilëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shtypjen sistematike të banorëve të dyshuar që kundërshtojnë sundimin e organizatës”.
Videot raportohet se tregojnë torturat e kryera nga operativët e Hamasit në të ashtuquajturin “Post 17” në kampin e refugjatëve Jabaliya në veri të Gazës.
Aty shihen meshkuj të burgosur e të lidhur me zinxhirë, të varur me kokë poshtë, ndërsa operativët e Hamasit i rrahin me shkop, shkruan yahoonews.
Viktimat raportohet se përfshijnë kundërshtarë politikë të Hamasit, bashkëpunëtorë të dyshuar me Izraelin, tradhtarë të dyshuar dhe homoseksualë.
Ndryshe, grupi terrorist Hamas është akuzuar prej kohësh për arrestimin dhe torturimin e civilëve në Rripin e Gazës, shpesh duke i akuzuar ata për bashkëpunim me Izraelin.
Në vitin 2022, Lobi i Vëzhgimit të OKB-së zbuloi se aktivistët e të drejtave të njeriut, gratë, anëtarët e komunitetit LGBTQ dhe kundërshtarët politikë u nënshtroheshin rregullisht dënimeve brutale. /Telegrafi/