“Ushqimi nuk funksionon me përfaqësim” – Kurti fton të githë banorët t’i bashkohen në “sofër” (VIDEO)

“Ushqimi nuk funksionon me përfaqësim, të hajë udhëheqja në emër të popullit”, ishte batuta e kryeministrit Kurti në vizitën e tij në fshatin Vicë të Tetovës. Ai, siç përcjell KlanM, u prit “me sofrën plotë” me ushqime  tradicionale vendase. E kur duhej të provonte ushqimet, Kurti i ftoi edhe banorët e pranishëm që t’i bashkohen në tavolinën e ngrnies për t’i shijuar ushqimet bashkë.

Përndryshe, Kurti ishte bashke me kreun e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami për të promovuar rrugën Tetovë – Vicë si segment i rrugës Tetovë – Prizren, për të cilën edhe Kurti edhe Kasami u zotuan se do të bëjnë përpjekjet e tyre që ky projekt të realizohet më shpejtë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share