US Open: Përcaktohen çerekfinalistët e parë

Nick Kyrgios eliminon Medvedevin

Befasinë  më të madhe  në raundin e katërt  e bëri tenisti australian Nick Kyrgios, I cili mundi tenistin rus Daniil Medvedev, numri 1 në botë, duke e mundur  3-1 në sete. Kyrgios, pas kualifikimit në finalen e Wimbledon dy muaj më parë, vijon paraqitjet e tij të mira, duke avancuar në çerekfinalet e US Open.

Në çerekfinale skon edhe italiani Matteo Berrettini, që mundi 3-2 spanjollin Davidovich Fokina. Nuk zhgënjen as norvegjezi  Casper Ruud, numri 5 në botë, që myndi 3-1 francezin C.Moutet. çerekfinalisti I fundit që doli nga ndeshjet e sotme është rusi Karen Khachanov, që mundui 3-2 spanjollin tjetër Carreno Busta.

Në kategorinë e femrave në çerekfinale është kualifikuar 18-vjeçarja amerikane Coco Gauff, që mundi 2-0 kinezen S.Zhang.

Në çerekfinale shkon edhe numri 5 në botë, tenisrtja tuniziane Ons Jabeour, që mundi 2-0 rusen Veronica Kudermetova. KUalifikim më tej ka  siguruar edhe tenistja franceze Caroline Garcia, që mposhti po 2-0 amerikanen Riske Amritraj. Ndërsa australiania Ajla Tomljanoviq, mundi 2-0 rusen L.Samsonova, duke avancuar në çerekfinale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share