Ursula von der Leyen pritet të zgjidhet presidente e KE-së

‘ZGJERIMI I BE-SË NGELET NDËR PRIORITETET KRYESORE’

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë ditës së sotme pritet të zgjidhet edhe për një mandat në krye të këtij institucioni. Për të marrë sërish mandatin pesë vjeçar asaj do t’i duhen së paku 361 vota të deputetëve nga 720 që ka gjithsej Parlamenti Evropian. Zgjerimi i BE-së ngelet ndër prioritt kryesore.

Ndër prioretet e Von der Leyen për mandatin e ardhshëm, është procesi i  zgjerimit të bllokut evropian. Sipas saj BE më e fortë dhe më e zgjeruar, i jep Evropës një peshë më të madhe në skenën globale. Ajo ka përsëritur se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së.

Ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë. Anëtarësimi në BE do të jetë gjithmonë i bazuar në merita dhe secili kandidat do të vlerësohet në bazë të progresit në përmbushjen e kritereve. Do t’i rrisim përpjekjet për t’i përgatitur vendet kandidate, në veçanti përmes investimeve dhe reformave me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe mjetet për Ukrainën”, ka thënë ajo.

Ndër premtimet tjera të Von der Leyen është emërimi i një komisionari të përkushtuar për të çuar përpara procesin e zgjerimit.

Shumë kishin dyshime në aftësinë e BE-së për të integruar një numër të madh të vendeve të reja anëtare në vitin 2004, që kishin gjendje të ndryshme ekonomike, strukturore dhe numër të banorëve. Por, BE-ja dëshmoi se mund të përballej me këtë, duke u përgatitur nga brenda, dhe duke i integruar shumë herët ato. Evropa do të dëshmojë këtë edhe një herë” – tha Ursula von der Leyen.

Emërimi i një  komisionari ttë posaçëm për Mbrojtje dhe një tjetër për Mesdheun, janë disa nga premtimet e Von Der Leyeen, pasi këto fusha, sipas saj, janë sfidë dhe prioritet për Bashkimin Evropian. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share