Ursula von der Layen optimiste se do të votohen ndryshimet kushtetuese

VON DER LEYEN PARALAJMËROI NDIHMË PËR RMV –në PREJ 80 MILIONË EURO


Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut paralajmëroi grant prej 80 milionë eurosh para për të ndihmuar vendin për tu  përballur me krizën ekonomike dhe energjetike.

“Lufta në Ukrainë ka rezultuar në rritje të çmimeve të energjisë dhe siguri të paqëndrueshme të furnizimit, dhe fatkeqësisht edhe Maqedonia e Veriut është prekur nga kjo goditje. Por të jeni të sigurt se edhe ne e ndiejmë të njëjtin presion, por nuk do të dorëzohemi, nuk do të dorëzojmë asnjë centimetër, të jeni të sigurt se jemi solidarë dhe të bashkuar me Maqedoninë e Veriut dhe këtë krizë do ta zgjidhim dhe do ta kalojmë së bashku”, tha Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen

Ursula von der Leyen shprehet optimiste  se do të arrihet shumica dhe do të votohen ndryshimet kushtetuese.

“Në takimin dypalësh biseduam për këtë temë të rëndësishme të ndryshimeve kushtetuese. Jam i sigurt se populli i Maqedonisë së Veriut do të arrijë shumicën dhe do të votojë pozitivisht për ndryshimet kushtetuese. Keni arritur shumë, keni qenë të suksesshëm në ecjen përpara dhe jam e sigurt se do të gjeni argumente bindëse që të gjithë të kuptojnë se të gjithë janë të hapur për të kontribuar që vendi të ecë përpara. U bëj thirrje të gjithë politikanëve që të realizojnë ëndrrën e të rinjve që duan të jenë pjesë e BE-së”, tha Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen

Kryeministri Kovaçevski bëri të ditur se vendi ka ndërmarrë hapa vendimtarë në rrugën drejt BE-së, sipas tij janë marrë  vendime të vështira dhe të guximshme. Kovaçevski i bëri thirrje opozitës që të bashkohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Nuk ishte e lehtë, por dikush duhej t’i merrte ato vendime, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se e ardhmja e fëmijëve tanë. Është gjëja më patriotike që mund të bëjë dikush. Arritja e këtij statusi nuk ishte aspak e lehtë. Koncepti i zgjedhur për të vepruar si maqedonas me kokën lart ishte çështje guximi, detyrim për të mos menduar vetëm për veten, për të menduar për të gjithë, përveç vetes. Duke u ulur në tavolinë në Bruksel me të gjitha vendet e mëdha, e kuptova se  i përkasim  Bashkimit Evropian. Dhe nuk ka alternativë. Nuk do të jetë e lehtë në atë rrugë, do të ketë pengesa dhe sfida dhe të gjithë duhet të përballemi me të”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Vizita e Von der Leyen në Maqedoninë e Veriut parapriu me nënshkrimin e marrëveshjeve  ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative të zbatuara  nga ana e Agjencisë për roje kufitare dhe bregdetare ForontexKjo, siç tha Kovaçevski, është marrëveshja e parë zyrtare e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së që përfshin një gjuhë të pastër maqedonase, së bashku me të gjitha gjuhët e tjera në Union./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share