Von der Layen pritet të takojë Presidentin Pendarovski, Kryeministrin Kovaçevski dhe Kryekuvendarin Talat Xhaferi
Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Urusla fon der Lajen, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç u paralajmërua, Fon der Lajen, do të pritet nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe do të zhvillojë takime me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.
Para deputetëve në Kuvend sot do të jetë propozimi francez, ndërsa paraprakisht në seancë plenare fjalim do të ketë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Kryetarja e KE-së, Fon der Lajen do të ketë paraqitje para Kuvendit, në korniza të seancës parlamentare të 80-të, në të cilën është paralajmëruar se të ftuar janë edhe nga korri diplomatik. Pas përfundimit të seancës, Kuvendi do ta mbajë edhe seancën e 81-të, ku deputetët do të debatojnë për Informacionin për përmbajtjen e propozim-korinizës negociuese për hapjen e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga ana e presidencës së Francës me Këshillin e BE-së më 30 qershor të vitit 2022, me çka do të duhet edhe të miratohet konkluzionet, në fakt udhëzimet që do t’i sugjerohen Qeverisë.