Uragani Milton “zbarkon” në Florida

Uragani Milton ka zbarkuar në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që ka lënë mbi 230 njerëz të vdekur.

Edhe të enjten është raportuar për të vdekur në qarkun Shën Lucia, në brigjet lindore të Floridas, ndonëse numri nuk është bërë i ditur.

Erërat e stuhisë Milton kanë arritur në deri 160 kilometra në orë, dhe zona e Tampas është goditur direkt.

Stuhia më pas ka goditur edhe pjesën jugore afër Sarasotas, në jug të Tampas. Situata në rajonin e Tampas është emergjente për shkak të niveleve të rritura të ujit.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Florida.

Rreth 125 shtëpi janë shkatërruar para se uragani të zbarkonte, shumica prej tyre shtëpi mobile për të moshuarit, ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në Florida. Çatitë e fabrikave janë shkatërruar dhe shumë vinça janë përplasur në tokë.

Pas 90 minutave të zbarkimit, uraganit i ka rënë në fuqia në kategorinë e dytë dhe ndërkohë në të parën. Kjo nënkupton që fuqia e erërave ka rënë në rreth 65 kilometra. Më vonë gjatë ditës së enjte ky uragan pritet të godasë edhe rajonin e Orlandos.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Milton do të jetë “ndër uraganet më shkatërruese të shekullit”./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share