ANGELOV: A DUHET DIKUSH TË PËSOJË QË MË NË FUND TË INTERVENOHET!
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, ka lënë mënjanë retorikën nxitëse të ditëve të fundit dhe ka nis të merret me punët në kuadër të kompetencave të tij, njofton KlanM.
Me denoncimin e qytetarëve, Angelovi ka alarmuar për gjendjen e urës në Vizbeg të Shkupit, sic percjell KlanM, duke u bërë thirrje kompetentëve për të mënjanuar rreziqet e urës, ku kalojnë qytetarët por edhe automjetet nën këtë urë.
“Automjetet që lëvizin në këtë urë shkaktojnë vibracione të fuqishme. Kur kalojnë kamionët në urë shënohen vibracione shumë të mëdha dhe mund të shkaktojnë rënien e materialeve duke goditur automjetet që kalojnë poshtë urës. A duhet të presim që dikush të pësojë e të intervenojmë” – tha Stojançe Angelov, QMK.
Angelovi, sic njofton KlanM, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Butelit që të dakordohen se kush është përgjegjësi për urën dhe të zgjidhet problemi.
Duke marrë parasysh se rreziku nuk është tejkaluar, sic percjell KlanM, për nesër ka ftuar institucionet në një takim pune me temën “Përforcimi i sigurisë së pjesëmarrësve në trafik që shfrytëzojnë mbikalimin e “Rrugës së Vjetër të Kaçanikut” mbi “Magjistralen e Adriatikut”. /KlanMacedonia/